Sot Kosova feston 15 vjetorin e Pavarësisë.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi për nder të kësaj date ka vizituar Prekazin, ku tha se jemi sot në ditën më të shënuar të popullit të Kosovës, në ditën e Pavarësisë së shtetit tonë pikërisht këtu në Prekaz, në kompleksin memorial të familjes Jashari, sepse liria dhe pavarësia jonë kuptimin e plotë e merr pikërisht këtu në vendin ku i ka rrënjët liria e Kosovës, raporton arbresh.info
“ Jemi sot në ditën më të shënuar të popullit të Kosovës, në ditën e Pavarësisë së shtetit tonë pikërisht këtu në Prekaz, në kompleksin memorial të familjes Jashari, sepse liria dhe pavarësia jonë kuptimin e plotë e merr pikërisht këtu në vendin ku i ka rrënjët liria e Kosovës. Sot dhe çdoherë, po në mënyrë të veçantë në këtë ditë të shënuar të kombit tonë, para së gjithash i kujtojmë me pietet të gjithë dëshmorët e kombit, të gjithë dëshmorët të luftës së lavdishme të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të gjithë veteranët, invalidët dhe të gjithë njerëzit që kanë sakrifikuar në rrugën e lirisë sonë. Padyshim në këtë ditë të madhe na mungojnë themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mënyrë të veçantë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët që sot edhe pse fizikisht i kemi larg duke u ballafaquar me betejën e fundit për të vërtetën e luftës sonë të lavdishme, vërtetë i kemi në zemër në çdo moment. Gëzuar ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës. E paçim Kosovën tonë për jetë e mot!”, tha Krasniqi. /arbresh.info/
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell