Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.
Sipas tij, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.
Postimi i plotë i tij:
Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.
Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.
Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...