KQZ prezanton planin strategjik 2015-2018 (Dokument)

15:45 | 9 Shtator 2015
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore kanë publikuar sot Planin Strategjik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2015-2018.

Planin Strategjik i KQZ-së, përmban tetë shtylla strategjike ku secila përmban së paku një synim për të pasuar me disa vendime strategjike, transmeton arbresh.info

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka the se ky plan strategjik kërkon shumë nga ne për të përmirësuar edhe më tej organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si qëllim themelor i demokracisë.

“KQZ do të përkushtohet maksimalisht për zbatimin e planit me qëllim të arritjes së përmbushjes të detyrimeve kushtetuese ligjore dhe vizionit si një institucion i qëndrueshëm që forcon demokracinë”, u shpreh Daka.

Daka gjatë prezantimit të këtij plani ka falënderuar USAID-in dhe Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore  për mbështetjen e dhënë.

“Duke u bazuar në memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  dhe USAID-it, KQZ është përkrahur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore  me ekspertizë dhe mbështetje logjistike për të hartuar strategjinë e Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2015-2018”, tha Daka.

Valdete Daka KQZ Arsim Namani (2)

Nga ana tjetër Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hopa është shprehur i lumtur nga bashkëpunimi me KQZ-në si partner për të arritur gjera të mëdha në Kosovë duke përfshirë edhe Planin Strategjik të KQZ-së.

“Është e rëndësishme që ky plan është punuar në mënyrë pjesëmarrëse ku ka përfshirë mendime të ndryshme të cilat u paraqitën në një dokument. Ky plan synon hapin e parë të një shtegtimi që KQZ dëshiron të arrij, pra të fitoj besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor nën udhëheqësin e KQZ-së”, ka thënë Hopa gjatë prezantimit të planit Strategjik të KQZ 2015-2018./M.Avdimetaj/Arbresh.info

plani strategjik KQZ

Shpërndaje në rrjete sociale