Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nis verifikimin e votave përmes postës.
Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.
Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë.
KQZ gjatë ditës ka filluar edhe procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës që deri me tani kanë arritur në KQZ. Qëllimi i verifikimi është për të parë nëse pakot me fletëvotime janë dërguar nga votues të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës./rtk
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambas...
Dardan Kapiti, më i miri i finaleve, shpërthen në lot nga em...
Befason Trump: Mund të kandidoj për kryeministër të Izraelit
Spanja dhe Barcelona bien dakord për datën e rikthimit të La...
Themelimi i Xhandarmërisë, KFOR-i kërkon koordinim
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...