Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur në mënyrë që t’i shpallë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë gazetës “Epoka e re” se vetëm pasi t’i marrin këto konfirmime mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare.
“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet ta presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet e tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi t’i kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.
Më tej, ai ka treguar procedurat që duhet të ndiqen pas shpalljes së rezultateve përfundimtare në mënyrë që KQZ-ja t’i certifikojë ato.
Sipas Elezit, pas shpalljes së rezultateve partitë politike dhe kandidatët e tyre fillimisht mund t’i paraqesin ankesat e tyre në PZAP dhe, në rast se ky institucion i hedh poshtë ato, palët e pakënaqura mund të ankohen në Gjykatën Supreme. Pastaj, pas vendimmarrjes së këtyre dy institucioneve, KQZ-ja mund t’i certifikojë rezultatet.
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...