KQZ-ja akrediton vëzhguesit për balotazhin në Drenas

14:59 | 15 Dhjetor 2016
M. A.

Enis Halimi nga Sekretariati i KQZ-së, ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni, për përgatitjen e materialit sensitiv dhe të tjera për balotazhin që do të mbahet në Drenas.

Halimi tha se lista e votuesve ka shkuar sot në shtyp dhe deri të shtunën i gjithë materiali  i nevojshëm do të jenë të gatshme.

KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka akredituar edhe vëzhguesit.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion nuk e ka për obligim të raportojë në ditën e zgjedhjeve për medie për incidentet e ndryshme,  pasi siç tha ajo, prokuroria duhet të raportojë për këtë.

Adnan Rrustemi nga KQZ-ja, tha se duhet raportuar çdo gjë që vjen nga dhoma operative e KQZ-së, edhe pse këtë e kundërshtoi Daka.

Sami Hamiti tha se duhet raportuar mbarëvajtja zgjedhore, por jo për incidentet dhe ekseset e ndryshme.

Për planin operativ, Rrustemi theksoi se KQZ-ja po dëshiron ti ikë përgjegjësive për sa i përket raportimeve për incidente para medieve.

Shpërndaje në rrjete sociale