Komisioni Qendror i Zgjedhjeve( KQZ), ka mbajtur konferencën e dytë, ku u bë e ditur se deri më tani kanë votuar 169 mijë 32 votues, apo përkthyer në përqindje 8.58 për qind.
Sipas këtyre të dhënave KQZ thotë se në këtë përqindje nuk përfshihen pjesëmarrja në vendvotimet me kusht, votimin e peronave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vijon normalisht.
“Sipas informacioneve që ne i kemi të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Kemi pasur ca probleme me qendrat e votimit me kusht, por kemi pasur problem, lidhur me përdorimin e “llogarive”. Për neve gjithçka është në rregull. Ky problem nuk ka qenë vetëm në veri të vendit, por edhe në komuna të tjera në qendrat e votimit me kusht”, tha Radoniqi.
I pyetur rreth problemeve që qytetarët kanë për të gjetur Qendrat e Votimit, Radoniqi tha se KQZ-ja u kishte dhënë kohë mjaftueshëm qytetarëve që ta bëjnë ndërrimin e qendrës.
“Ju e dini se fushata për ndërrimin e Qendrës së Votimit ka qenë mjaft e gjatë, dhe ne kemi bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të kontrollojnë qendrën e tyre të votimit dhe në rast nevoje nëse dëshirojnë ta ndryshojnë, dhe e kemi njoftuar me mesazhe ta bëjnë këtë gjë. Nëse nuk e kanë bërë gjatë asaj periudhe nuk mund ta ndryshojmë, meqë është certifikuar periudha e ndryshimit të Qendrës së Votimit”, tha ai./Arbresh.info/


Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman