Edhe një rast i ri është konfirmuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Njoftimi i plotë i lëshuar për media:
Një rast i ri me COVID-19
Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.
Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron