Diabeti i tipit 1 vazhdon të mbetet një sfidë e përditshme për shumë fëmijë në Kosovë. Për të përmirësuar trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve, organizata “Action for Mothers and Children” (AMC) ka nisur një program të ri që synon ngritjen e kapaciteteve të mjekëve përmes trajnimeve me praktika bashkëkohore.
Drejtoresha e AMC-së, Rina Demiri, tha se programi ka përfshirë trajnime dyditore për pediatrit dhe specializantët e Klinikës së Pediatrisë, ku janë prezantuar të rejat më të fundit nga fusha e diabetit pediatrik.
“Ne kemi pasur dy ditë të trajnimit për pediatrit që punojnë në klinikën e pediatrisë dhe për specializantët, ku doktori sjell të rejat e fundit nga fusha e diabetit pediatrik,” tha Demiri.
Në kuadër të këtij programi, në Kosovë po qëndron edhe eksperti amerikan i pediatrisë, Dr. Robert Gensure, përmes programit të shkëmbimit profesional “Dr. James Strickler”. Ai, përveç trajnimit të mjekëve, ka zhvilluar edhe takime me prindër të fëmijëve me diabet të tipit 1, ku janë diskutuar sfidat dhe mënyrat moderne të menaxhimit të sëmundjes.
“Kemi pasur seanca edukative pastaj edhe me mjekët që e ofrojnë kujdesin e tillë, dhe kemi diskutuar për aspektet e përgjithshme të menaxhimit të sëmundjes, duke u fokusuar tek avancimet e viteve të fundit,” tha Gensure.
AMC, po ashtu, ka ndërmarrë një iniciativë për sigurimin e 10 pompave të insulinës dhe ka kërkuar që ato të futen në listën esenciale të barnave dhe pajisjeve mjekësore në Kosovë.
Drejtoresha e AMC-së tha se synimi është ndërgjegjësimi i komunitetit dhe avokimi tek institucionet shtetërore për përfshirjen e teknologjive moderne në listën esenciale të pajisjeve mjekësore.
“Ne kemi marrë iniciativë të ndërgjegjësojmë komunitetin dhe të avokojmë tek institucionet shtetërore, që këto pajisje moderne të teknologjisë të futen në listën esenciale të pajisjeve,” tha Demiri.
Në këtë program është përfshirë edhe Lisa Mehmeti, themeluese e organizatës “Tip1Omël”, e cila vetë jeton me diabet të tipit 1 prej 10 vitesh.
Ajo tha se për shkak të sfidave personale ka vendosur të krijojë organizatën për të mbështetur fëmijët me këtë sëmundje.
“Jeto me diabet tip 1 prej kur i kam pas 6 vjet, ndaj për shkak sfidave që i kam pas kam marrë iniciativë me themelu edhe organizatën Tip1Omël, në përkrahje të krejt atyre fëmijëve me diabet,” tha Mehmeti.
Sipas organizatës për mbështetjen e personave me diabet tip 1 në Kosovë, rreth 2,500 persona jetojnë me këtë sëmundje, prej të cilëve rreth 800 janë fëmijë.
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...