Gjykata e Lartë në Podgoricë ka urdhëruar një muaj paraburgim për një 36 vjeçar shqiptar nga Kosova me dyshimin se e ka përdhunuar dhe shantazhuar një ulqinak me inicialet B.N. (68 vjeç).
Incidenti ka ndodhur para shtatë ditësh kur shqiptari nga Kosova me iniciale E.R., siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Srna”, e kishte lutur ulqinakun që ta dërgojë deri tek Plazhi i Madh dhe atje e ka përdhunuar, bën me dije policia malazeze, transmeton Koha.net.
Ata dy ishin në një lidhje e cila kulmoi kur shqiptari nga Kosova nisi ta shantazhonte ulqinakun me fotografi komprometuese.
Shqiptari nga Kosova mohoi në polici dhe prokurori ta ketë përdhunuar ulqinakun.
Nga Policia thuhet se shqiptari nga Kosova gjendet në shënimet kriminale të policisë së Kosovës dhe të Malit të Zi për vjedhje.
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...