Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka propozuar që Kosova të tërhiqet nga marrëveshja e CEFTA’s. Ka thënë se asnjëherë në këtë organizatë Kosova s’është trajtuar e barabartë dhe ka pësuar vetëm humbje.
“Pas zhvillimeve të fundit në vend përkitazi me raportet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet anëtare të CEFTA’s të cilat se kanë njohur vendin tonë, mendoj se është koha e fundit që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse sot juridikisht jemi të përfaqësuar si UNMIK”, ka shkruar Hasani.
“Këto shtete janë përfituesit kryesor, ndërsa Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe kurrë nuk jemi trajtuar të barabartë”, ka shtuar ai.
Hasani ka propozuar që rikthimi i mundshëm në CEFTA do të mund të bëhej vetëm nëse përfaqësohemi si Republika e Kosovës dhe jo si UNMIK.
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet