Sot bëhen 26 vjet nga dita kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, më 12 qershor 1999, duke shënuar fundin e luftës dhe fillimin e një epoke të re për vendin.
Kjo ndërhyrje ushtarake pasoi fushatën ajrore të aleancës, e cila kishte nisur më 24 mars 1999, si përgjigje ndaj fushatës së egër të spastrimit etnik të ushtruar nga regjimi serb mbi shqiptarët e Kosovës. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe përfshiu mbi 38 mijë fluturime, nga të cilat mbi 10 mijë u kryen me qëllim bombardimi. Në total, u hodhën mbi 26 mijë municione kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Përgjatë kësaj periudhe, mbi 10 mijë civilë shqiptarë u vranë, shumë prej tyre u zhdukën dhe u gjetën më vonë në varreza masive. Brenda javëve të para të bombardimeve, rreth gjysmë milioni shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një krizë të madhe humanitare dhe politike në rajon, veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoni.
Përballë presionit ndërkombëtar dhe goditjeve të NATO-s, më 1 qershor 1999, Beogradi pranoi parimet e G8-ës për zgjidhje paqësore. Më 10 qershor, NATO pezulloi fushatën ajrore pas konfirmimit të tërheqjes së forcave serbe. Po atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, e cila hapi rrugën për vendosjen e administratës civile ndërkombëtare dhe trupave paqeruajtëse në Kosovë./Arbresh.info
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...