Republika e Kosovës në Indeksin Global të Terrorizmit është renditur në vendin e 135 si ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal.
Kjo është bërë publike në edicionin e tetë të Indeksit Global të Terrorizmit (GTI) të Instituti për Ekonomi dhe Paqe.
Raporti i Indeksit Global të Terrorizmit është hartuar duke përdorur të dhëna nga baza e të dhënave globale të terrorizmit (GTD) dhe burime të tjera.
Ky raport ofron një përmbledhje të tendencave dhe modeleve kryesore globale në terrorizëm gjatë 50 viteve të fundit, duke vendosur një theks të veçantë tek tendencat gjatë dekadës së kaluar.
Të dhënat janë mbledhur dhe përpiluar nga Konsorciumi Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjet ndaj Terrorizmit (START) në Universitetin e Maryland ne SHBA.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e gjitha formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si dhe të jetë partnere e barabartë në koalicionin global në luftën kundër terrorizmit./arbresh.info/

Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë
Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë nd...
Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë p...
“Ka pëlqim për çdo gocë brenda shtëpisë” – Benita shpërthen ...