Kosova propozohet të jetë anëtare e përhershme e COSAC

13:44 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Komisioni Parlamentar për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian COSAC i cili po mbahet në Sofja të Bullgarisë, ka propozuar që Kosova të jetë anëtarë e përhershme e saj, në cilësinë e vëzhguesit deri në marrje të statusit të kandidatit.

Ky propozim u bë me kërkesë të delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga deputetët Blerta Deliu Kodra-kryetare e Komisionit për Integrime dhe Armend Zemaj, zëvendëskryetar, si dhe me mbështetje të nikoqirit Kristian Vigenini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Propozimi u përkrahë nga të gjitha shtetet e pranishme në këtë konferencë dhe si i tillë e ofron Kosovën me afër anëtarësimit në organizata dhe mekanizma të shumtë të BE-së.

Në hapje të punimeve të konferencës kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov theksoi perspektivën e qartë të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së, duke potencuar rolin që ka pasur Bullgaria për të mbështetur normalizimin marrëdhënieve të shteteve të Evropës Perëndimore.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe të martën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme