Kosova, padi Serbisë për gjenocid

19:48 | 24 Mars 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar se së shpejti Kosova do të ketë Ushtrinë e saj. Sipas të njëjtit, Institucionet e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe NATO, e ndajnë të njëjtin qëndrim, që Kosova duhet t`i ketë Forcat e Armatosura, përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa sa u përket dy temave të nxehta, Demarkacioni dhe Asociacioni, Thaçi, ka deklaruar se të dyja këto procese, duhet të kalojnë sa më shpejt. I njëjti, kundërshtimin e Opozitës për të dyja këto çështje e ka quajtur politik. Më tej i pari vendit, ka treguar se cilat mundësi e çojnë Kosovën në zgjedhje. Sipas tij, janë dy mundësi që të ndodhin zgjedhje.

Që partnerët e koalicionit nëse humbin zgjedhjet në Kuvend, atëherë domosdoshmërisht, Kuvendi shkon në zgjedhje të parakohshme, apo përmes vullnetit dhe pëlqimit paraprak të partnerëve të koalicionit, siç ka ndodhur në Kosovë edhe më herët”, ka thënë ai. I pyetur rreth katër letra dërguar në Prokurorinë e Shtetit, Thaçi ka thënë se e ka deyrim kushtetues të kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.

Pasi, ende kryerësit, organizatorët dhe urdhërdhënësit dhe organizatorët e atyre krimeve, deri në përmasat e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk janë hetuar, nuk janë arrestuar, nuk janë nxjerrë para gjyqeve e lëre më të dënohen dhe shumica prej tyre janë në Beograd të strehuar, e shumë prej tyre edhe nëpër institucione të nivelit më të lartë, të institucioneve të Beogradit të Serbisë aktuale. Më tej Thaçi ka siguar që Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid.

Z. President javë më parë keni ngritur zërin për formimin e Ushtrisë. Kur do ta ketë Kosova Ushtrinë?

Hashim Thaçi: Unë kam iniciuar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe në vitin 2014, mirëpo për shkak të zhvillimeve politike në atë kohë, kjo çështje është shtyrë deri më tani. Mendoj, se kjo duhet të ndodhë pikërisht tani në një proces konsensual, qytetar dhe politik, në Republikën e Kosovës, gjë që është krijuar dhe në një partneritet të ngushtë edhe me NATO-n edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk mund të them datën ose ditën, se kur do të ndodhë, por ky proces ka filluar, do të jetë i suksesshëm dhe do të përmbyllet me një vendim efektiv të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kohore./Bota sot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara