Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli përmes një postimi duke thënë se vendeve anëtarë iu ka kërkuar mbështetje dhe i ka falënderuar për trajtimin e Kosovës në mënyrë të denjët./Arbresh.info/
Statusi i plotë i Behgjet Pacollit:
Lajm i mirë. Kosova ngritet në status në Organizatën ndërkombëtare e Frankofonisë.
Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.
Ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.
Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme. Jam optimist që në mbyllje të samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet.
Vendeve anëtare të frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falenderova për konstruktivitetin e trajtimit të qështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror.

Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...