Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i nënshkruajnë̈ marrëveshje bashkëpunimi.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se, me këtë nënshkrim Policisë se Kosovës do ti ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin.
“Sot është një dite e rëndësishme e Kosovës , kemi avancuar kapacitetet tona në luftën kundër krimit të organizuar. Puna me Europol ka vazhduar qysh ne vitin 2016 duke bërë përpjekje të vazhdueshme bashkë me Policinë e cila ka dëshmuar punën e saj. Lufta kundër krimit kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim ndërkombëtarë. Policia e Kosovës përkundër kapaciteteve profesionale, ka qenë e hendikupuar nga mungesa e shkëmbimit të informacioneve. Mirë po tani me këtë nënshkrim Policisë se Kosovës do t’ju ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin, rrjedhimisht kjo do te ndikoj në ruajtjen e Kosovës, rajonit dhe Evropës. Përmes kësaj marrëveshje Policia e Kosovës trajtohet në mënyrë te barabartë ashtu si Policia e rajonit”, tha Veliu./arbresh.info/

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj