Pikërisht në sezonin e verës, gjatë kohës së turizmit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar një paralajmërim për vendet evropiane në lidhje me kërcënimet terroriste në këtë kontinent.
Ky është paralajmërimi i katërt për Evropë gjatë këtij viti.
Destinacionet e listuara si “ekstremisht të rrezikshme” janë Rusia, Turqia (vendet në afërsi të kufirit me Sirinë) dhe Ukraina, përderisa Kosova dhe pjesa tjetër e Turqisë janë etiketuar si zona me “rrezik të lartë”.
Udhëtarët janë nxitur që të kontrollojnë web faqe të ambasadave nëpër vendet përkatëse për mesazhe të sigurisë.
Vendet tjera, që kanë pësuar sulme terroriste viteve të fundit, si Gjermania, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar janë listuar si “mesatarisht të rrezikshme”.
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...