Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe OKB-së do të jetë edhe më e vështirë me zgjedhjen e Aleksandar Vuçiqit në krye të shtetit serb. Ky i fundit gjatë mandatit të tij nuk pritet ta njohë Kosovën dhe duke u afruar me Rusinë do ta kushtëzojë Evropën si një “lojtar kyç” për stabilitetin në Ballkan, shkruan sot, gazeta Zeri.
Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën. Madje, në bazë të lojës politike që pritet të luajë duke u afruar me Rusinë për ta kushtëzuar Evropën si një “lojtar kyç” për stabilitetin në Ballkan, ai do ta dëmtojë ndjeshëm edhe procesin integrues të Kosovës. Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike dhe të atyre ndërkombëtare një ditë pas konfirmimit të Aleksandar Vuçiqit si president i ri i Serbisë. Megjithatë, sipas tyre, ai do të mundohet që “ta shpërblejë” mbështetjen e perëndimorëve, duke u angazhuar për një traktat të paqes me Prishtinën. E kjo e fundit, sipas njohësve të proceseve politike në vend, aktualisht po duket të jetë shumë e largët.
Megjithëkëtë, lideri i Liberalëve të Kosovës, Gjergj Dedaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se ekziston një arsye e rëndësishme pse Vuçiqi ka qenë i favorizuari i BE-së. Sipas tij, ata mund të flasin për të edhe për njohjen e Kosovës. Ndërkaq, të tjerët thonë se Vuçiqi do të neglizhojë Prishtinën dhe do t’i nisë bisedimet me Tiranën zyrtare për “riorganizim territorial të Ballkanit”.
Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar
Miri ndryshon qëndrim: Nuk dua që vajza ime të bëhet si Seli...
Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy të mitur, një tj...
Nuk ka gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesëve të para
Francë: Vetura bie në përrua, vdesin pesë të rinj të moshës ...
Tjetër lëndim për Isakun, humb derbin me Man United – ...