Kosova me gra kompetente që shkëlqejnë në të gjitha fushat

09:46 | 31 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kosova është në rrugë të mirë për fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë, në rolin negociues në çështje ndërkombëtare.

Në tryezën e organizuar me temën “Gratë në Tavolinën e Negociatave Ndërkombëtare ne Kosovë”, që për qëllim kishte rolin e gruas në vendimëmarrje, u diskutua se si Kosova ka ecur deri më tani, planet të cilat i ka futur në funksion, ligjet te cilat të drejtojnë në përkrahjen e gruas, shkruan arbresh.info.

Reyes Charle Cuellar, Këshilltare për gjini, përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një video call foli disa fjalë me te cilat përgëzoi grat në Kosovë te cilat i takojnë një grupi akademik.

“Sa i përket pjesëmarrjes së gruas nëpër diplomaci nuk po mund ta nxjerr nga koka situatën në Afganistan dhe grat që gjenden atje. Situata humanitare atje është shumë e rëndë, por sido që te jetë gjithmonë është dëshmuar sinqeriteti i procesit që grat ta gjejnë vendin e vet. Asistenca e grave është e çmueshme e në lidhje me këtë, Kosova është në rruge të mbar, pasi qe ka një shoqëri civile të organizuar mirë, ka edhe gra kompetente që shkëlqejnë në te gjitha fushat, politikane, artiste, sportiste. Fara është mbjell është kultivu dhe shpresoj gjithmonë që këto organizime do ndihmojnë në pjesëmarrjen e grave”, tha Cuellar.

Jarmo Helppikangas, shef i seksionit Ligjor, Sundimi i Ligjit dhe të drejtave të Njeriut, tha se barazia gjinore është proces që lyp përkushtim të vazhdueshëm.

“Kosova ka bërë shumë punë të mirë, kemi ligjin për barazinë gjinore për parandalimin ose diskriminim që nëse shikoni në Kushtetutë do shihni që kjo është e vendosur por si të ndosh që ato fjalë në letër të kthehen në praktik, dhe kjo është ajo se çka ne dëshirojmë të bëjmë sot”, tha ai.

Ndërkaq Ambasadore Barrie Lynne Freeman, Zëvendës Përfaqësuese Speciale e Sekretariatit tw Përgjithshëm, tregoi idenë e të menduarit ndryshe dhe vendosmërinë se si grat duhet të përkrahin njëra tjetrën.

“Unë jam amerikane jam rritur në një familje ushtarake dhe babi im ishte oficer në ushtrinë Amerikane, unë e kisha një gjyshe shumë te forte që më besonte e qe më shtyu mua. Dhe nga kjo filloi ideja se për çka dua të jap kontributin tim në këtë botë. Nganjëherë mendoj qe normat gjinore te cilat ishin ngritur krijonin një konfuzion pasi qe ajo çka thuhej në letër nuk praktikohej dhe kjo i bënte që njerëzit të dalin nga zona e komfortit. Kujtoj kur Medlin Olbrite thoshte se ekziston një vend në ferr për grat nuk kontribuojnë për njëra tjetrën, andaj edhe nëse ato nuk janë të shkruara në letër ju duhet ta gjeni mënyrën ta bëni atë”, tha Freeman.

Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadore e Suedisë në Kosovë,  tregoi përvojat e saj dhe rrugën se si ajo ka vendosur të zgjedh diplomacinë.

“Unë nuk e mendoja shumë shërbimin diplomatik, por kisha një nënë të mirë të edukuar dhe ishte një gjeneratat e para të gruas që nuk punonte sekretare shtetërorë por ishte mjaftueshëm sa për ta marr model. Dhe ajo kohë nuk kishte internet nëna ime i printe gazetat dhe mi dërgonte me post në Holand  dhe kështu pash një post që më interesonte në atë kohë. Në një ese unë u shkrova qe nuk ka qenë ëndrra ime që unë të jem pjesë e një shërbimi diplomatik, dhe kjo bëri qe mua të më shtroj rrugën në këtë pjesë. “,S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale