Niveli shumë i mirë i angazhimit ndërinstitucional ka dhënë rezultatet konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Kosovë.
Kështu është vlerësuar në një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u bë vlerësimi i implementimit të Strategjive Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili njëkohësisht është edhe Koordinator Nacional Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, ka falënderuar të gjithë zyrtarët e mekanizmave të përfshirë në implementimin e këtyre strategjive, duke thënë se niveli shumë i mirë angazhimin ndërinstitucional duhet të vazhdojë, duke u fokusuar më shumë edhe në aktivitetet e përbashkëta proaktive.
“Angazhimi profesional, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve, si dhe një qasje serioze dhe sistematike e të gjitha mekanizmave e në veçanti e mekanizmave të sigurisë në Republikën e Kosovës, kanë dhënë rezultat në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit e po ashtu e kanë renditur vendin tonë në grupin e vendeve shume aktive, madje duke e konsideruar edhe si lider rajonal, sidomos në luftën kundër terrorizmit”, theksoi zëvendësministri Hoxha.
Sipas një komunikate të MPB-së, të gjithë përfaqësuesit e mekanizmave të përfshirë në punën për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve të parapara në të dyja strategjitë, u pajtuan që gjatë këtij viti ka pasur progres domethënës në fushat respektive, duke ofruar gatishmërinë e tyre në kuptim të vazhdimit dhe të konsolidimit edhe më tej të hapave të përbashkët ndërinstitucional, në luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...