Tre muaj para se të zhvillohej konflikti i armatosur në Kumanovë mes njësiteve ushtarake e policore maqedonase dhe një grupi luftëtaresh shqiptar, të gjithë makanzimat përgjegjës në Kosovë, dalin të kenë qenë në dijeni se diçka po përgatitej të ndodhte në shtetin fqinjë.
Tribuna Channel ka marr konfirmim zyrtar se Agjencia Kosovare e Inteligjencës, qysh në muajin shkurt e kishte njoftuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni se shërbimi sekret maqedonas i kishte kontaktuar disa qytetarë të Kosovës më qëllim të inskenimit të sulmeve në Maqedoni.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, Haxhi Shala,gjë qe del se edhe mbikqyrësit parlamentar kanë qenë të informuar për zhvillimet në fshehtësi.
Shala ka thënë se AKI e ka bërë raportin të cilin e kanë cituar mediet dhe për këtë komisioni ka qenë i informuar.
Raporti më shkrim sipas tij,nuk iu është dorëzuar komisionit, por deputetët janë informuar gojarisht nga zyrtarë të AKI-së se kjo e fundit ka njoftuar krerët më të lartë të shtetit për mundësinë e destabilizimit të gjendjes në Maqedoni.
Se çka thotë Haxhi Shala për informatat nga AKI, e çfarë përgjigjesh japin zyrtaret e institucioneve mund ta mësoni në kronikën televizive
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...