Prodhuesit e mjedrës në Bullgari kanë paralajmëruar se është shënuar rënie drastike në shitjet e produkteve të tyre.
Industria këmbëngul se ky trend ka nisur vitin e kaluar dhe nëse shteti nuk ndërmerr masa urgjente, shumë kompani do të bankrotojnë. Arsyeja kryesore, siç raporton Televizioni Publik bullgar, është futja e mjedrave nga vende jashtë Bashkimit Evropian që, siç raporton ky televizion, në mënyrë agresive po futen në tregun evropian.
Prodhues bujqësorë të përfshirë në kultivimin e mjedrës në Bullgari janë pak më shumë se 1000 dhe plantacionet e tyre janë rreth 2,200 hektarë. Mjedrat e freskëta janë për tregun e brendshëm kurse të ngrirat janë për tregun evropian. Kultivuesit e mjedrës, megjithatë, brengosen se produktin e tyre do ta shesin me humbje këtë vit, transmeton Koha.net.
Bozhidar Petkov, kryesues i Shoqatës Bullgare të Mjedrës, thotë se në 2-3 vitet e fundit, vendet që s’janë marrë tradicionalisht me kultivimin e mjedrës, si Kosova, Ukraina, Mali i Zi e madje edhe Shqipëria, kanë nisur të shfaqen në këtë treg.
Me një çmim prej rreth 1.2-1.3 euro, Petkov thotë se ata ofrojnë mjedra të ngrira për tregjet gjermane.
Deri më tani, prodhuesit bullgarë kanë shitur mirë në tregun gjerman, në atë britanik dhe në Francë, por tani mbështeten kryesisht në subvencione të BE-së.
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin