Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të rritur bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik, me theks të veçantë në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Ky Memorandum i Mirëkuptimit (MoU) është nënshkruar ndërmjet ECDC-së, përfaqësuar nga Drejtoresha, Pamela Rendi-Wagner, dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuar nga Ardita Baraku, Drejtoreshë e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve, për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, përmes përgatitjes për pjesëmarrje në aktivitetet e ECDC-së dhe shkëmbimit të informacionit në kohë.
“Marrëveshja përcakton koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përmes caktimit të pikave ndërlidhëse që do të punojnë në identifikimin e fushave të përbashkëta për bashkëpunim përmes planeve vjetore dhe shumëvjeçare të punës. Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm për Kosovën në drejtim të integrimit në strukturat evropiane të shëndetit publik dhe përforcimit të kapaciteteve për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...