Ministri i Diasporës, Valon Murati zhvilloi të hënën takime të ndara me kryetarët e tri komunave të rrafshit të Dukagjinit, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Gjakovës, dhe Rasim Selmanajn, kryetar i Deçanit.
Gjatë takimeve me ministrin Murati kryetarët e komunave biseduan për koordinimin e aktiviteteve dhe pritjen e mërgimtarëve, me ç’rast u zotuan se do të bëjnë përgatitjet më të mira të nevojshme për pritjen e bashkatdhetarëve, duke koordinuar kalendarin e aktiviteteve edhe me Ministrinë e Diasporës.
Gjatë këtyre takimeve u diskutuan edhe çështje të tjera si hartimi i regjistrit të diasporës dhe mërgatës, mundësitë për investime nga diaspora dhe një varg çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin socio – ekonomik.
Haradinaj kritikon qeverinë: Punëtorët përballen me paga të ...
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion
Maji nis me çmime të larta të derivateve në Kosovë
Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e s...
Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçi...
Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve