Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe homologu i saj shqiptar, Arben Ahmetaj, gjatë qëndrimit të tyre sot në Tiranë, janë pajtuar për nisjen e procedurave për lehtësimin e tregtisë dhe avancimin e projektit të përbashkët për eliminimin e barrierave tregtare jo-tarifore.
Njoftimi i plotë:
Sot në një takim zyrtar në Tiranë, kam takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj. Takimi vjen pas Mbledhjes së Përbashkët të dy qeverive, e cila u zhvillua në Tiranë më 23 Mars 2015, gjatë së cilës të dy Ministrat firmosën edhe Protokollin “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë,” me qëllim heqjen e të gjitha barrierave jo-tarifore mes të dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Takimi i sotëm, kishte për qëllim diskutimin e çështjeve konkrete që lidhen me shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, problematikave, por edhe ofrimin e zgjidhjeve të shpejta në favor të mbrojtjes së interesave të kompanive shqiptare dhe kosovare, rritjes së vëllimit të shkëmbimeve dhe nxitjes së tregtisë.
Çështjet e diskutuara u fokusuan kryesisht në Marrëveshjen Kuadër të nënshkruar në mars, unifikimi i praktikave doganore (lehtësimin e procedurave për pajisjen e bizneseve me leje eksport/importi), njohja e certifikatës së origjinës së produkteve, vulave të cilësisë, çmimeve të referencës në mbrojtje të konkurrencës në treg, si dhe njehsimi në fushën e akreditimit, standardizimit dhe metrologjisë si dhe Në këtë kuadër znj. Bajrami kërkoi mbështetjen e palës shqiptare në bashkëpunim për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre çështjeve që i sfidojnë bizneset gjatë tregtimit të produkteve të tyre.
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj theksoi se problemet me të cilat përballen sot kompanitë shqiptare dhe kosovare janë në fakt probleme tipologjike të cilat duhet të marrin zgjidhje një herë e mirë.
U dakorduam që të ngrihet një grup i përhershëm pune nga të dy ministritë përkatëse për të punuar në mënyrë konstante me të gjitha çështjet e lidhura me nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë dhe avancimin e projektit të përbashkët për eliminimin e barrierave tregtare jo-tarifore.
Diskutuam edhe për organizimin e një panairi të përbashkët të tregtisë dhe e vlerësuan më shumë interes bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke kombinuar turizmin malor të Kosovës më atë bregdetar që ofron Shqipëria, për t’i dhënë hov zhvillimit të këtij sektori në Shqipëri dhe Kosovë.
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...