Kosova dhe Shqipëria kanë pezulluar aktivitetet kulturore që janë paraparë të mbahen në Kalendarin e përbashkët kulturor kombëtar. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar se meqë kanë munguar iniciativat e përbashkëta, kalendari ka nevojë për rifreskim.
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, thotë se në vazhdimësi nga Tirana zyrtare kanë munguar ftesat që kjo iniciativë të zhvillohet, raporton KTV.
Pezullimi i aktiviteteve në kalendarin e përbashkët kulturor, për drejtorin e Filarmonisë, Baki Jashari, vjen si pasojë e mos projektimit të saktë të shpenzimeve që institucionet kulturore i bëjnë gjatë paraqitjeve të tyre në këtë kalendar të Tiranës dhe Prishtinës .
Kalendari i përbashkët kulturor në mes Shqipërisë dhe Kosovës kishte për qëllim heqjen e barrierave kulturore ndërmjet artdashësve shqiptarë.
LDK nesër mban konferencë për media
Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënes...
Katastrofa në Los Angeles/ Kompania Warner Bros. do të dhuro...
Kurti: 25 ditë deri te 9 shkurti, do të punojmë 25 orë në di...
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: ...
Pasagjeri humb jetën në bordin e avionit të nisur nga Parisi