Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale

15:20 | 25 Mars 2026
A Z

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë takimit, ambasadori Çobaj i përcolli urimet për marrjen e detyrës së re ministriale dhe theksoi mbështetjen e Malit të Zi për Republikën e Kosovës. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe çështjeve rajonale.

Ministria thekson se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Malin e Zi dhe avancimin e partneritetit dypalësh.

Shpërndaje në rrjete sociale