Kosova dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

19:34 | 7 Mars 2022
A Z

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjtë është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë, thuhet në reagim.

MPJD bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile.

Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë