Kosova pritet të jetë pjesë e organizatës botërore të Interpol. Në maj Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka vendosur për aplikacionin e Kosovës i cili do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme e këtij institucioni.Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme thotë se po bëhet një punë e madhe sa i përket lobimit në mënyrë që t ketë një rezultat pozitiv.
Mjekiqi theksoi se Kosova i ka të gjitha kapacitet e nevojshme për të qenë pjesë e kësaj organizate .
Ndërsa Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë thekson se Serbia po lobon shumë fort për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion kredibil ndërkombëtar.
Policia e Kosovës komunikimin me INTERPOL e bën nëpërmjet zyrës për INTERPOL brenda UNMIK-ut. Anëtarësimi në këtë organizatë i ndihmon shumë Kosovës edhe për sa i përket luftës kundër terrorizmit, por edhe shteteve tjera anëtare të INTERPOL-it it që të kenë komunikim më direkt dhe më të shpejtë me institucionet e Kosovës.Edhe në vitin 2015 Kosova pati aplikuar për rpanim në INTERPOL, por që nuk ka rezultuar pozitivisht.Në datat 26 deri në 29 shtator pritet të jepet vendimi në Pekin të Kinës.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...