Një 14-vjeçar është plagosur pas një sherri me thika me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Korçë.
“Më datë 07.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi D.D, 14 vjeç,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas është konfliktuar me një shtetas tjetër, në brendësi të ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Korçë, në të cilën ishin të dy nxënës.
I riu aktualisht po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...