Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i ftoi të gjithë përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës në Luginën e Preshevës, në një takim të përbashkët në Bujanoc. Në këtë takim u bisedua gjatë për rëndësinë e bashkëpunimit pa dallime partiake, për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe me theks të veçantë lidhur me Programin Nacional për Rininë.
Të pranishëm në takim ishin z. Fatmir Hasani, Deputet në Kuvendin e Serbisë, z.Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës në Bujanoc, Shqipërim Arifi, Kryetar i Komunës në Preshevë, Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit të Komunës në Bujanoc, Sami Saliu Kryetar i Kuvendit të Komunës në Preshevë, Ardita Sinani, Kryetare e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Shqipërim Jonuzi, Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Nagip Arifi, Kryetar i Partisë Demokratike në Luginë, Galip Beqir, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Enver Memeti, Këshilli Kombëtar Shqiptar, Armend Aliu, nënkryetar i Komunës së Preshevës e të tjerë.
Në fjalën përshëndetëse, Hoti sqaroi qëllimin dhe objektivat e Programit Nacional për Rininë. “Ky Program kontribuon posaçërisht në zhvillimin e dijes, shkathtësive në sport dhe në kreativitet kulturor e mendim kritik tek nxënësit pa dallim”, tha Koordinatori Hoti. “Nëpërmjet këtij Programi, bashkimi kulturor dhe edukativ vetëm se ka ndodhur”, shtoi ai.
Në anën tjetër, të pranishmit biseduan për rëndësinë e takimeve të tilla ku mund të diskutohet hapur dhe në mënyrë konstruktive. Ata e cilësuan këtë takim si një nismë shumë të qëlluar dhe mjaft domethënëse për të ardhmen e Luginës dhe në veçanti të nxënësve të kësaj ane. Po ashtu uruan që takime të tilla të përbashkëta të organizohen më shpesh.
Nkunku në “radarin” e Tottenhamit
Zelensky akuzon Rusinë se po mashtron përsëri
Vështirësi me pastrimin e gjuhës? Ja si ta bëni më lehtë!
A do të braktisë 50 mandatet, përgjigjet Berisha: Vendimet n...
Elon Musk largohet nga administrata e Trumpit
KF Deçiq fiton Kupën e Malit të Zi për herë të parë në histo...