Drejtoria e Inspekcioni në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transport, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në Komunën e Prishtinës.
“Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrimtë gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës, transmeton arbresh.info.
Për këtë arsye, Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.
Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt./Arbresh.info.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...