Një doganier, i identifikuar si Saimir Thaçi, 30 vjeç, është prangosur mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës në Kukës, pasi akuzohet për kontrabandë. Së bashku me të, për të njëjtën akuzë, është arrestuar edhe një shtetas nga Kosova, Afrim Sopaj, 33 vjeç.
Mësohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën Thaçi nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip” Golf 4”, me targa 04-583FE, me drejtues Afrim Sopaj, i cili transportonte mallra kontrabandë.
Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në makinën e shtetasit kosovar nga Suareka këpucë, të cilat kalonin kontrabandë. Dosja për dy shtetasit në fjalë i ka kaluar Prokurorisë së Kukësit, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...