Kontrabandë me mallra në Vërmicë

13:00 | 28 Nëntor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti patrullues gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin kombi të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit iu janë gjet mallra komerciale pa dokumente përcjellëse.

Ngjarja ka ndodhur te “Bregu i Liqenit” në Vërmicë.

Me urdhër të prokurorit automjeti dhe mallrat janë konfiskuar ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale