Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi i Konjufcës me kryediplomatin grek është i mbyllur për medie dhe të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Diplomati grek po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po zhvillon takime më krerët e institucioneve të vendit.
Dendias pati edhe një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas të cilit takim u deklaruan edhe për media.
Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/

Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë