Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani.
Në takim u bisedua, ndër të tjera, për punën e deritashme dhe sfidat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale.
Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, e përgëzoi Caka – Nimani për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të vendit./arbresh.info/
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...