Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim deputetin e Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike, me theks të veçantë rolin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare në shërbim të stabilitetit dhe bashkëjetesës harmonike në Mal të Zi.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim deputetin e Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike, me theks të veçantë rolin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare në shërbim të stabilitetit dhe bashkëjetesës harmonike në Mal të Zi.
Kryetari Konjufca vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dy shtete bashkërrugëtuese drejt integrimit evropian, dhe shtoi se komuniteti shqiptar atje ka shërbyer gjithnjë si urëlidhëse ndërmjet dy vendeve tona. Po ashtu tha se Kosova është shtëpi edhe e shqiptarëve të Malit të Zi, sepse kontributi i tyre përgjatë historisë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë ishte jashtëzakonisht i madh.
Në takim u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen./arbresh.info/
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit
Hamza: Osmani s’i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për ...
Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe kon...
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...
Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kos...