Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se PDK po i frikësohet Gjykatës Speciale dhe për këtë arsye po kërkon veprime kundër EULEX-it.
Konjufca tha në seancën e sotme të Kuvendit se ishte vetë PDK-ja ajo që i kishte larguar me forcë deputetët e VV-së kur kundërshtonin formimin e Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.info.
“Kjo i bie që po afron Gjykata Speciale. Po na ftojnë t’i bashkohemi nismës së tyre kundër Speciales dhe kundër EULEX-it. A është PDK që na nxirrte në mënyrë të dhunshme nga Kuvendi kur ne kundërshtonim Gjykatën Speciale? Ata nuk janë parimor ata e kanë personale dhe individuale secili prej tyre Tash që po e shohin stuhinë e Speciales janë në gjendje që ta kallin krejt Kosovë”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...