Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, shkruan arbresh.info.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke kometnuar rastin është tallur me kryeministrin Haradinaj duke thënë se ai ka marrë vesh përmes televizorit për depërtimin e gjashtë shtetasve turq.
“Javën e kaluar më së shumti jam gëzuar se kryeministri ka televizor në shtëpi, pasi mos ta kishte pasur TV nuk do ta kishte ditur se çfarë po ndodh në shtetin e vet. Por, ma mirë ishte sikurse të takonte Thaçin, pasi ai e di se çfarë ka ndodhur më së miri në Kosovë”, u shpreh Konjufca./Arbresh.info/
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë