Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, e ka quajtur ministre aksidentale ministren e punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.
“Nuk dua të merrem shumë me të. Ajo është ministre aksidentale. Ka ardhur aty aksidentalisht. Ka qenë asistente aty diku dhe i ka ardhur rendi”, ka thënë ai në T7.
“Po ju tregoj një rast. Ajo më akuzoi mua për pezullimin e antarësimit në Interpol. Unë e kam bërë këtë. Kam pasur informacione që nuk kemi votat e nevojshme. Por ka edhe diçka. Ministrja nuk e din që këtë vendim e ka marrë dy herë radhazi edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo tregon shumë për të. Nuk dua të vazhdojë të flasë më shumë”, shton ai.
Konjufca tregon edhe një rast të një ambasadori për, sipas tij, politikën e çrregulluar të jashtme të Kosovës.
“Një zyrtar i një shteti i vënë dy opsione një ambasadori tonë. Njëri ka qenë qëndrimi i Thacit për shkëmbim territoresh, dhe tjetra deklarata e Ramush Haradinaj që ishte kryeministër e paralajmëronte luftë nëse preken kufijtë”, thotë ai.
“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë:...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...