Për të nderuar sakrificën për liri të anëtarëve të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule para lapidarit të të rënëve të kësaj familjeje.
Kryetari Konjufca para të pranishmëve tha se dëshmorët dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan për liri garantojnë themelet e forta të shtetit tonë.
Ai tha se rënia e familjes Rama, këtu e 23 vjet më parë, është vazhdimësi e sakrificës së familjes Jashari.
“Jemi mbledhur ta kujtojmë rënien e lavdishme të familjes Rama. Kjo sakrificë është ma e larta për atdhe, që njeriu mund ta mendojë. Burra e gra kanë luftuar për lirinë e fëmijëve tanë dhe të brezave të ardhshëm. Shembulli i familjes Rama na dëshmon se kurdo që atdheu është në rrezik nuk kursehet asgjë, e madje as vetë jeta”, theksoi kryetari Konjufca.
Në këtë aktivitet përkujtimor ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, familjarë e bashkëluftëtarë të të rënëve, si dhe qytetarë të tjerë.
Më 27 mars të vitit 1999 forcat pushtuese serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit./arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci