hefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçin, ka kritikuar Qeverinë, për të cilën ka thënë se që nga pas lufta nuk ka qenë në gjendje të sigurojë listën e personave, që do të mund të arrestoheshin në rast se kalojnë nëpër Serbi.
Ai e ka quajtur dobësi, faktin që Qeveria nuk posedon një listë të tillë.
“Dobësi. Si është e mundur që 17 vite pas çlirimit të Kosovës dhe 8 vite pas pavarësisë, Qeveria të mos posedoj një listë të të akuzuarve, që tregon persona që arrestohen në rast të kalimit nëpër Serbi. Kjo tregon se në çfarqë niveli të përgatitjes është Qeveria jonë. Prej presidentit të Kosovës e të gjithë atyre që kanë aktakuza prej gjykatës serbe janë 150-300. Sado që janë, Qeveria duhet ta ketë listën në dorë dhe ta publikojë atë. Qeveria është dashur të ndërpres bisedimet me Serbinë dhe të mos i vazhdojë, pasi ata na konsiderojnë armiq, meqë arrestojnë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës”, tha Konjufca.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...