Sot me datën 09.10.2017, rreth pres 10:35 policia e Kosovës në Mitrovicë, i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët.
Policia ka identifikuar vendin e ngjarjes dhe ka arritur të kontaktoi viktimën dhe dy personat e dyshuar, ku gjatë kontrollit iu është gjetur një armë me gaz.
Nga policia si provë materiale është konfiskuar një pistoletë CZ-75D-gazi, cal 6mm me nr. 13C07761.
Të dyshuarit B.A, 48 vjeçar dhe H.A., 17 vjeçar, janë shoqëruar në stacionin policor Jugu Mitrovicë, ku i dyshuari B.A, 48 vjeçar, ka pranuar që është arma e tij dhe se djali i tij H.A., 17 vjeçar, e kishte marr dhe e kishte kanosur viktimën M.Q., 37 vjeçare, ku pas procedurave intervistuese, nga Prokurori i Shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm-Kanosje me armë”.
Inspektorati i Kryeqytetit mbyllë një punishte, ja arsyeja
Anëtari i bordit të Barcelonës: Ne mund të nënshkruajmë lojt...
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...