Policia gjatë ditës së enjte në Zabel i Epërm të Drenasit ka gjetur dhe konfiskuar dokumente të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe lokalet e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale në lidhje me përfshirjen e tyre në akte kriminale”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës. Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të hapet rasti falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim./arbresh.info/
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje
IKSHPK-ja alarmon për pasojat nga ndotja e ajrit
Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për rapor...
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...