Afër një ore më parë në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur në market.
Policia ka arrit që të arrestojë një të dyshuar që është kapur në flagrancë, i lindur më 1999.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se dyshohet që në këtë rast kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë.
“Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, ka thënë Hoxha përmes telefonit për Klan Kosova.
“ Të dyshuarit pasi kanë vërejtur që kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hedhur çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë”, ka shtuar ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...