Komuna e Rahovecit dhe KFOS-i nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

12:15 | 2 Nëntor 2016
M. A.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe  Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi. Memorandumi ka për qëllim, të arrij mirëkuptim të gjerë e të përbashkët për përkrahjen të cilën palët do ta japin për aktivitetet e projektit EU SIMRAES2, në fushën e arsimit  në qendrën mësimore në lagjen e romëve dhe në shkollë.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, Komuna e Rahovecit ka për obligim të siguroj zbatimin e papengueshëm, nga çfarëdo palë tjetër, të aktiviteteve të parapara me projektin EU SIMRAES 2, i cili zbatohet nga partneri SHL “Kosova”, në hapësirat e qendrës  mësimore në lagjen e romëve.

Obligimet nga ana e KFOS-it janë zbatimi i të gjitha aktiviteteve  e parapara me projektin EU SIMRAES 2, në bashkëpunim të plotë me Komunën e Rahovecit dhe do të sigurojë bashkëpunim të gjerë me donatorët dhe organizatat tjera joqeveritare, të cilat zbatojnë në të njëjtat lokacione, duke krijuar sinergji në mes të projekti EU SIMRAES 2 dhe projekteve tjera që zbatohen në ato lokacione, transparencë të aktiviteteve dhe buxhetit të vet në dispozicion.

Shpërndaje në rrjete sociale