Komuna e Prishtinës shpallë konkurs për 132 vende të punës në arsim

10:12 | 17 Dhjetor 2016
M. A.
Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs për plotësimin e 132 vendeve të punës në institucionet edukativo arsimore.
74 prej këtyre pozitave janë me kohë të caktuar(zëvendësim) dhe 58 janë vende të lira.

Komuna ka njoftuar se për intervistë do të ftohen të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore.

Lista e ngushtë e atyre që ftohen për intervistë si dhe orari i intervistave do të publikohen në ëeb faqen e Komunës së Prishtinës dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit).

Disa nga pozitat e shpallura janë këto: Motër edukatore- zëvendësim, 3 pozita. Edukatore-zëvendësim 7 pozita. Mësimdhënës/e për mësim klasor –zëvendësim, 25 pozita. Mësimdhënës/e për mësim klasor –vend i lirë, 25 pozita. Mësimdhënës/e për gjuhë shqipe –disa pozita, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale