Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj raportimeve të fundit që pretendojnë se Kryeqyteti ka borxhe prej 80 milionë eurosh.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Komuna, këto pretendime janë të bazuara në detyrime kontingjente, të cilat nuk përbëjnë borxhe të konfirmuara, por janë çështje financiare që lidhen me procese ligjore ende në pritje të një vendimi përfundimtar.
Detyrimet kontingjente, siç sqaroi Komuna, janë pretendime financiare që mund të shndërrohen në obligime vetëm nëse konfirmohen nga vendime gjyqësore përfundimtare.
Komuna sqaroi se, nga këto detyrime, rreth 58 milionë euro janë fituar në shkallën e parë të gjykatës, ndërsa pjesa tjetër është ende në procese gjyqësore pa një vendim të formës së prerë.
Komuna theksoi gjithashtu se, si çdo komunë tjetër, Kryeqyteti ka të drejtën ligjore të padisë dhe të paditet, por kjo nuk nënkupton automatikisht një përgjegjësi financiare.
Reagimi i plotë:
Raportimet e fundit në disa media, ku pretendohet se Kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe, janë të pasakta dhe krijojnë një perceptim të gabuar mbi situatën financiare të Komunës. Këto pretendime bazohen në detyrime kontingjente, të cilat nuk përbëjnë borxhe të konfirmuara, por janë çështje financiare të lidhura me procese ligjore në pritje të një vendimi përfundimtar.
Detyrimet kontingjente nuk janë borxhe – Detyrimet kontingjente janë pretendime financiare që mund të shndërrohen në obligime vetëm nëse konfirmohen nga vendime gjyqësore përfundimtare. Në rastin e Kryeqytetit, rreth 58 milionë euro nga këto detyrime janë fituar në shkallën e parë të gjykatës, ndërsa pjesa tjetër përfshin procese ende në shqyrtim ose pa vendim të formës së prerë. Si çdo komunë në Kosovë, Kryeqyteti ka të drejtën ligjore të padisë dhe të paditet, por kjo nuk nënkupton automatikisht përgjegjësi financiare.
Ndikimi i kontratës kolektive në financat e të gjitha komunave – Zbatimi i kontratës kolektive ka krijuar një barrë të madhe financiare për të gjitha komunat, përfshirë Kryeqytetin. Këto detyrime përfshijnë pagesa jubilare dhe shtesa të tjera të përcaktuara në marrëveshjet me sindikatat, të cilat nuk janë pasqyruar në buxhetet komunale nga niveli qendror. Për më tepër, Kryeqyteti ka ngritur këtë çështje vazhdimisht përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke kërkuar një zgjidhje institucionale që të mbrojë stabilitetin financiar të komunave.
Angazhimi për menaxhim të qëndrueshëm financiar – Pavarësisht sfidave të trashëguara dhe faktorëve jashtë kontrollit të menaxhimit aktual, Kryeqyteti mbetet i përkushtuar për një menaxhim të përgjegjshëm dhe transparent të financave publike. Përmes reformave në administrimin e të hyrave dhe optimizimit të shpenzimeve, synohet ruajtja e stabilitetit financiar dhe garantimi i ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët. Raportimet e pasakta që paraqesin detyrimet kontingjente si borxhe të konfirmuara nuk pasqyrojnë realitetin financiar dhe krijojnë një perceptim të gabuar në publik./Arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq