Komuna e Prishtinës-qytetarëve: Borën para banesave, largojeni vet!

10:21 | 11 Janar 2017
M. A.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të largojnë vet borën para objekteve të tyre, qoftë afariste apo banesore, pasi që, sipas saj, ky është obligim qytetar.

“Tërheqim vërejtjen se në bazë të nenit 138 të Rregullores për Shërbime Publike 01 nr 352-1934, e aprovuar më 28 korrik 2010, përcaktohet që përgjegjësia për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve.

Qytetarët janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, ndërsa kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar ta bartin jashtë qytetit, ku nuk dëmtohet prona”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen.

Shpërndaje në rrjete sociale